Reagon ashpër Etilda Gjonaj: Ata që fëmijët i çojnë jashtë, përdorin fëmijët e të tjerëve për akte dhune

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj akuzoi krerët e opozitës që fëmijët e tyre i çojnë jashtë shtetit, ndërkohë që përdorin fëmijët e të tjerëve për të kryer akte të dhunshme.

Hjonaj deklaroi se institucionet nuk duhet të lënë që kaosi të terrorizojë qytetarët, por të veprojnë.

“Protesta të tilla nxiten nga ata që shpesh herë qajnë që rinia po largohet jashtë vendit pavarësisht se fëmijët e tyre i kanë jashtë vendit dhe po përdorin fëmijët duke i shkatërruar të ardhmen. Besojmë se nuk duhet të ndiejmë në mënyrë absolute përgjegjësinë e kësaj proteste. Të gjithë duhet të sensibilizohen që dhuna nuk është mënyra për të arritur dhe një kërkesë qoftë legjitime. Janë organet e drejtësisë që do garantojnë që ky proces do jetë i drejtë”, theksoi ministrja e Drejtësisë në Tv news 24.

Ministrja e cilësoi sërish vrasjen e 25-vjeçarit Rasha një rast sporadik duke kërkuar t’i lihet në dorë drejtësisë. Sa i përket lëndimit dhe plagosjes në protestë të protestuesve, Gjonaj tha se institucionet shtetërore duhet të ruajnë sigurinë dhe të mos lënë kaosin të terrorizojë pjesën tjetër të qytetarëve.

“Është një rast sporadik që padyshim do marrë dënimin e merituar por t’i lëmë kohë organeve të drejtësisë të hetojnë e punojnë. Nuk mund të them kështu për sa kohë protestat kthehen në protesta që dhunshme. Padyshim institucionet shtetërore do duhet të ruajnë sigurinë dhe të mos lënë kaosin të terrorizojë pjesën tjetër të qytetarëve. Nuk mundet që një grup të rinjsh apo fëmijësh të nxitur nga të tjerët të marrin peng qetësinë e qytetarëve dhe sigurinë”, u shpreh Gjonaj.
Ajo kërkoi sensibilizimin e publikut që të mos lejojë dhe të mos jenë pjesë e dhunës. “Të gjithë ne, si media, si shoqëria civile do duhet të dënojë pjesëmarrjen e të miturve, por secili nga ne ka një rol të rëndësishëm për të sensibilizuar publikun të mos lejohet apo të jenë pjesë e dhunës. Institucionet kompetente për të ruajtur rendin e sigurinë do duhet të bëjnë punën tyre që ky kaos të mos afektojë pjesën tjetër të shoqërisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT