Policia kontrolle të rrepta nëpër rrugët e Tiranës, ngre postblloqe

Policia po zbaton një plan të tjetër duke realizuar kontrollte të imtësishte të qytetarëve që janë duke ecur në grupe, duke iu kontrolluar ccantat se mos kanë ndonjë gurë apo kapsolla.
Kontrolle janë kryer në zonat përreth drejtorisë së Policisë së Tiranës. Qytetarët pas kontrolleve të ushtruara lihen të lirë. Sakaq policia duket se i ka futur në kurth protestuesit pasi i kanë lënë të futen në rrugën e Myslym Shyrit dhe më pas i ka lëshuar gazlotsjellës, për t’i shpërndarë.
Ndërsa janë kryer disa shoqërime. Një pjesë e protestuesve ndërkohë po i afrohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës.