‘Si bosët e CAMORËS me fëmijët’, Erion Braçe akuzon Berishën, Bashën, Metën dhe Kryemadhin: Fëmijët e tyre i mbajnë jashtë shtetit, ata të shqiptarëve i përdorin për krime politike

Zv.kryeminstri Erion Braçe ka akuzuar Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin se po përdorin fëmijë për të marrë pjesë në krimet e tyre politike.
Ai shprehet se këta poltikanë fëmijët e tyre i mbajnë jashtë shtetit medemek për shkollim, duke u dhënë edhe biznese që i kanë ngritur me lekë të vjedhura nga shteti.
“BERISHA, BASHA, META, META2,
SI BOSET E CAMORES ME FEMIJET!
DALLIMI KRIMINAL MES FEMIJEVE TE TYRE DHE FEMIJEVE TE DHUNES!
Dy krime te perbindshme me femijet:
I pari,
ju kane mundur prinderit deri ne poshterim, me pushtetin dhe pasurine e tyre te pashoqe;
Keta te katert te pushtetshem,
te pasur-shume te pasur,
me nje jete mes luksit e te mirave per vete, familjet biologjike dhe klientet e tyre politike e te biznesit;
Prinderit e femijeve te pamundur,
perhere te pamundur;
JO PREJ NDONJE GARE, KONKURENCES MES MUNDESISH TE BARABARTA, DIJESH, PROFESIONALIZMI! JOOOO!
VETEM PERMES PUSHTETIT,
KORRUPSIONIT, KRIMIT!
I dyti,
ju marrin femijet e mitur, keta femije dhe, i perdorin ne kete krim prej tre ditesh ne nje aksion fashist urrejtjeje e dhune mbi cdo gje publike, te perbashket, infrastrukture e sherbime,
por edhe mbi te ndryshmin!
Boset e Camorres ne Scampia, keshtu i perdorin femijet!
A e kuptoni sa te poshter jane;
Femijet e tyre i mbajne jashte shtetit, medemek per shkollim por te cilin se mbarojne kurre,
pra per te jetuar jashte ketij vendi por kurre si emigrante, si pasanike, femijet e tyre i kane bere me biznese, madje ekskluzive kurre prej aftesive por prej favoreve te pushtetit; me ato biznese kane vjedhur pasuri te shtetit e te te tjereve, privateve shqiptare e te huaj, me ato biznese kane poshterruar e vrare prinder te femijeve e femije te tjere;
Kurse femijet e prinderve te mundur keshtu, i marrin e i perdorin per pushtetin e tyre, per te mundur e poshterruar te tjere prinder, per tu pasuruar edhe me shume, meritmin kur vidhnin per tu pasuruar e vritnin prinder “kokepalare” per te mbrojtur pasurine e tyre e te super femije te pasur!
Poshtersi me te madhe se kjo nuk ka!
Krim me te ndyre mbi femijet nuk ka”, shkruan Braçe.