Luan Baçi: PD nderoi kujtimin e të riut Klodian Rasha, ne do të sjellim ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, ka prirë protestat e qytetarëve në Fier, pas vrasjes së 25-vjeëarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.
Baçi theksoi se PD kujtoi nderimin e të riut që u vra padrejtësisht, duke shtuar se Partia Demoktratike është shpresa për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit.
“Ne nuk mund të bëjmë festë, në kuptimin e mirë të fjalës feste. Por, gjetëm këtë mënyrë për të nderuar dhe kujtuar atë të ri, gjetëm këtë mënyrë për të festuar festën e Partisë sonë Demokratike dhe për t’i thënë të gjithë shqiptarëve se vetëm me PD-në do të sillet përsëri ndryshimi dhe do të vijë ndryshimi. Rroftë Partia Demokratike” , tha Baçi.