Shtyhet afati për importin e makinave të përdorura

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi këtë të mërkurë shtyrjen e kohës së hyrjes në fuqi të VKM-së për importin e makinave të përdorura.

Balluku tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që të shtyhet “afati i kësaj vendimmarrje nga 28 Shkurt 2019 që ishte në VKM-në 633 në 31 Dhjetor 2019”.

Ministrja po ashtu tha se do të lejohet zhdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në Shqipëri gjatë kohës së VKM-së 633 deri në datën 31 Dhjetor 2018.
Automjetet e përdorura që do të futen në Shqipëri duhet të përmbushin kushtet Euro 4 ndërsa për makinat e reja kushtet Euro 5.Kërkesat për këto ndryshime kanë ardhur fillimisht nga qytetarët nëpërmjet platformës “Shqipëria që duam”, ndërsa më pas nëpërmjet takimeve me grupet e interesit./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT