Stresi kërcënon Ramën: Po vi aty me djem nga Kosova e Maqedonia, dorëzo Ardi Veliun ose do të djegim shtëpinë në Surrel (VIDEO)

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak se mori protagonizmin në protestën e parë që u zhvillua për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.
I akuzuar si organizatori i protestës dhe për nxitje dhune, tashmë Stresi është në kërkim nga policia. Mirëpo ai u arratis drejt Kosovës me makinë arkivoli.
Para pak orësh reperi ka publikuar disa video në Instastory teksa kërcënon hapur kryeministrin Rama. Ai bën thirrje që të shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Në të kundërt Stresi ka paralajmëruar protesta të forta, duke i thënë Ramës se do i digjet shtëpia në Surrel.