Familja Rasha letër publike protestuesve: Trazirat në emër të Klodianit nuk na ngushëllojnë, por na e thellojnë dhimbjen

Newsbomb.al ka siguruar letrën publike që familja Rasha i dedikon qytetarëve dhe protestuesëve që kanë dalë në rrugët e Shqipërisë, për të kërkuar drejtësi, pas vrasjes së Klodianit 25-vjeçar, nga moshatari i tij, efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Në letër familja Rasha i kërkon protestuesëve që të ndalin dhunën dhe rrëmujat, pasi kjo nuk ua lehtëson dhimbjen atyre, por ia thellon më shumë.

Familja Rasha bën apel për qetësim të situatës, pasi këto trazira që po bëhen në emër të djalit të tyre, nuk sjellin drejtësi, por padrejtësi.

“Pamë me shumë keqardhje dje policin e plagosur në sy dhe ndjemë dhimbje për prindërit e tij. Ajo që na ndodhi ne mos i ndodhtë as hasmit! Por ato që po shohim të ndodhin pas humbjes së djalit tonë nuk na ngushëlIojnë po na thellojnë plagën tonë të jashtëzakonshme. Djalit tonë ja mori jetën arma e një polici dhe ne duam drejtësi deri në fund për jetën humbjen e tij. Por rrëmuja në emër të djalit dhe plagosja e djemve të nënave që i shërbejnë shtetit në polici, nuk sjellin drejtësi, po vetëm padrejtësi të tjera. Ne i jemi pranë familjes së policit që rrezikon të humbasë sytë dhe i lutemi të gjithë djemve të rrëmbyer nga inatet e politikës, të mos manipulohen nga politika. Politika që kërkon rrëmujë dhe shkatërrim nuk sjell drejtësinë po rrezikon jetë të tjera djemsh të pafajshëm dhe shqetëson mbarë popullin shqiptar. Ne dëshirojmë shumë që vdekja e tmerrshme e djalit tonë të vlejë për të mos i ndodhur kurrëaskujt. E drejta duhet të shkojë në vend në gjykatë dhe ne presim nga shteti të garantojë drejtësinë, jo nga dhuna politike. Politikanët t’i thërrasin mendjes se boll e kanë lodhur këtë vend.”

letra.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT