Protestat e dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës, Gjonaj: PD e LSI s’vijnë në pushtet duke përdorur fëmijët, të miturit janë paguar

Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka folur në lidhje me protestat që janë zhvilluar ditët e fundit në të gjithë vendin për vrasjen e Klodian Rashës.

Ajo e ka dënuar përdorimin e fëmijëve të mitur në protesta të tilla madje duke akuzuar partitë opozitare PD e LSI si nxitëse.

Gjonaj tha se qeveria nuk i ka dhënë mbrojtje efektivit të policisë, i cili kreu aktin tragjik dhe se janë organet e drejtësisë ata që do të nxjerrin para përgjegjësisë policin.

“Në rastin konkret është një akt individual. Në ndryshim nga 21 janari ku u urdhërua vrasja e 4 qytetarëve. Qeveria nuk i ka dhënë mbrojtje këtij efektivi të policisë. Janë organet e drejtësisë që duhet të nxjerrin e përgjegjësisë së policit. Ne kemi kërkuar të bëhet një hetim. Sot vëmë re se kemi një protestë të dhunshme. Nuk meriton të konsiderohet protestë përsa kohë që lidhet me aktet e dhunës. Të miturit janë nxitur nga segmente politike të PD-së dhe LSI-së, por nuk mund të vinë në pushtet duke përdorur fëmijët. Janë përdorur dhe paguar subjekte politikë duke qenë dhe vetë prezent në protestë sikur ishte dhe rasti i Shkodrës. Të gjithë personat që nxisin akte të ndryshme penale përmes të miturve nën 14 vjeç dënohen deri më 4 vite burg.

Kjo është një fatkeqësi shumë e madhe sidomos nga ato parti që flasin shumë për të rinjtë, se si këto largohen dhe se duhet të kenë më shumë vëmendje, por nga ana tjetër i përdorin. Prindërit duhet të kenë kujdes që fëmijët të mos përdoren nga politika. Rasti i Shkodrës, Voltana Ademi ka qenë vetë në protestë. Përpara se drejtuesit e institucioneve të marrin pjesë në këto protesta duhet të marrin parasysh përgjegjësitë e tyre ligjore dhe morale. Ndjej një keqardhje që për atë politikë që po ndërtojmë për të ndaluar të miturit të shkojnë në rrugën e krimit, e shohim që këto lëkunden nga parti politike që duan të marrin drejtimin e vendit. Opozita nuk vjen në pushtet duke përdorur fëmijët” tha Gjonaj për ‘report tv’.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT