FOTOT: Ditët e para të pushtimit gjerman në Shqipëri
Fotot e mëposhtme mbajnë datën 29 shtator 1943, thuajse me pak se dy jave pas hyrjes se tyre ne Shqipëri me një operacion blic, ndërsa trupat e kapitulluara italiane akoma s’ ishin larguar.
Fotot shfaqin ushtarë gjerman të xhandarmarisë fushore e të policisë ushtarake, gjatë liridaljes në kryeqytet, ndërsa shohin kurioze atë ç’ka mund të ofronte tregu dhe jeta e varfër me tipare oksidentale e banorëve të Tiranës, në ditët e para të mbërritjes së tyre në një vend qe konsiderohej si “deutschfreundlich” ( miqësor ndaj gjermanëve), edhe pse zyrtarisht “neutral”.
Fotot botohen për herë të parë dhe janë marrë nga arkivat holandeze./ZgjohuShqiptar.info

