Ish-deputetja shfaqet në protestë: Kam ardhur si qytetare, nuk më ka sjellë LSI-ja

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka marrë pjesë në protestën sotme për vrasjen e Klodian Rashës.
Kërpaçi thotë se sot nuk vjen për politikë në këtë marshim, por si qytetare dhe e re.
‘’Unë jam moshatare me të.Mendoj që të gjithë ne që jemi bashkuar nuk jemi për politikë, jemi për marshim paqësor si qytetare. Vij si e re, në këtë marshim paqësor. Ajo që i ndodhi Klodianit mund t’i kishte ndodhur kujtdo, dje ishte Klodiani, sot unë, nesër vëllai e motra ime. Nuk ka siguri për jetën, për të ardhmen, dhe nga momenti në moment mund të vritesh nga shteti.’’- tha Kërpaçi.