Tensionohet situata: Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me presion, shoqërohen disa protestues (VIDEO)

Incidente edhe në ditën e pestë të protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Protestuesit janë nisur për te Drejtoria e Policisë së Tiranës, por janë përballur me kordonin e forcave speciale dhe automjetit ujëhedhës.

Zbrapsja e protestuesve është kryer pas hedhjes së gazit lotsjellës, ndërsa janë shoqëruar disa pjesëmarrës në protestë. Shoqërimet gjatë protestës së sotme janë më të pakta se gjatë protestave të mëparshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT