Zyrtarët e lartë të LSI-së zbarkojnë në shesh, i bashkohen protestës së qytetarëve (FOTO)

Në protestën e ditës së sotme janë parë mes protestuesve edhe zyrtarë politikë të LSI-së, të cilët kanë qenë në mbështetje të qytetarëve për të kërkuar dorëheqjen e drejtorit të policisë Ardi Veliu.

Në foton e siguruar nga neësbomb shihen ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi dhe kryetari i LSI-së për Tiranën Përparim Spahiu.

Ata shihen së bashku në afërsi të Kuvendit, ndërsa më pas kanë marshuar me qytetarët në drejtim të sheshit “Skënderbej”.

Më herët Floida Kërpaçi u shpreh se në protestë kishte shkuar si një qytetare e thjeshtë dhe prezenca e saj nuk kishte asnjë qëllim politik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT