Pyetje nga SHBA’ja: Pse Kisha Serbe ka të njejtin qëndrim me Qeverinë e Kosovës për kufirin

Publicisti nga SHBA, Uk Lushi ka shprehur habinë se si Qeveria e Kosovës ka të njëjtat qendrime me Kishën Ortodokse Serbe e cila për mbi një shekull ka bërë projekte për shfarosjën e shqiptarëve.

Lushi përmes faqes së tij në Facebook ka pyetur se si është e mundur që Qeveria e Kosovës dhe Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej, Peshkopi i saj për Gjermani Grigorije, Prifti Sava Janjië, e në përgjithësi Kisha Ortodokse Serbe kanë të njëjtat qendrime në lidhje me marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë?

“A mendojnë disa shqiptarë pse Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej, Peshkopi i saj për Gjermani Grigorije, Prifti Sava Janjië, e në përgjithësi Kisha Ortodokse Serbe, janë kundër delineimit të kufirit Kosovë-Serbi dhe pse nuk duan zgjidhje të përhershme mes shteteve të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai
Tutje ka pyetur se a kanë harruar se është Kisha Ortodokse Serbe ajo që ka tentuar t’i zhdukë shqiptarët për mbi një shekull. Dhe me ironi shton pyetjen se mos qellimi i Kishës Serbe qenka ruajtja e shtetësisë së Kosovës.“Po i pyes disa shqiptarë që kanë harruar që Kisha Ortodokse Serbe është nëna e tentimit serb të zhdukjes së shqiptarëve nga Kosova për më shumë se 100 vjet. Nuk besoj që besoni që Kisha Ortodokse Serbe e ka këtë pozicion sepse do ta shtetëzojë dhe ndajë Kosovën nga Serbia. Apo e kam gabim?!”, ka shkruar LushiJu kujtojmë se Kryeministri Haradinaj ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen me Serbinë përmes demkarkimit të kufijve, marrëveshje që do çonte në njohjen reciproke mes dy vendeve. Haradinaj mbeshtet marrëveshjen e cila do të ruante Planin e Ahtisarit.Ndersa, Presidenti Thaçi ka dalur me propozimin për demarkim të kufijve me Serbinë. Marrëveshje ligjërisht të obligueshme për të dy shtetet, e që është mbeshtetur nga Administrata Trump.Postimi origjinal i Uk Lushit:A mendojnë disa shqiptarë pse Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej, Peshkopi i saj për Gjermani Grigorije, Prifti Sava Janjië, e në përgjithësi Kisha Ortodokse Serbe, janë kundër delineimit të kufirit Kosovë-Serbi dhe pse nuk duan zgjidhje të përhershme mes shteteve të Kosovës dhe Serbisë?!Po i pyes disa shqiptarë që kanë harruar që Kisha Ortodokse Serbe është nëna e tentimit serb të zhdukjes së shqiptarëve nga Kosova për më shumë se 100 vjet.Nuk besoj që besoni që Kisha Ortodokse Serbe e ka këtë pozicion sepse do ta shtetëzojë dhe ndajë Kosovën nga Serbia. Apo e kam gabim?!/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT