Një protestues i sëmurë në komisariat? Policia tregon çfarë ka ndodhur me 20-vjeçarin

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me qarkullimin e një lajmi, se një protestues ndodhet në komisariat në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas policisë lajmi nuk është i vërtetë dhe mjeku i policisë së bashku me dy përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë konfirmuar se i riu 20-vjeçar me iniciale A.B është në gjendje të mirë shëndetësore.
I riu është arrestuar nga policia për veprat penale ““Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’.
Njoftimi i policisë
Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale se shtetasi me iniciale A.B., 20 vjeç, është në gjendje të rëndë shendetësore në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1 ju sqarojmë se:
Shtetasi A.B., 20 vjeç, i arrestuar me datë 11.12.2020, për veprat penale ““Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’ ndodhet në gjendje të mirë shendetësore, kjo e konfirmuar para pak minutash nga mjeku i DVP Tiranë si dhe në prezencë të dy përfaqësuesve të avokatit të popullit.
DVP Tiranë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.