Arbana Xharra: Marre e poshtërsi me diskutu për kontratën e njeriut që e çoi në këmbë botën për Kosovën

Edhe gazetarja Arbana Xharra, ka komentuar për kontratën e ish-ambasadorit William Walker me presidencën e Kosovës.

Ajo e ka quajtur “marre e poshtërsi” debatin për kontratën me njeriun, që sipas saj, e “çoi në këmbë botën për Kosovën”.

“Na duhet kohë pas kohe me na rikujtu disa ngjarje, që si duket kemi nis me i harru. Është turp me u diskutu, e me u bë temë debati kontrata me këtë njeri që e çoi botën në këmbë për Kosovën. Jo u vazhdu, u ndërpre, ka skadu…marre e poshtërsi!”, ka shkruar Xharra në një postim në Facebook.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe Walker, kanë bërë të ditur se janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT