Imzot Frendo apelon pas vrasjes së Klodian Rashës: Dhuna është fyerje, populli ka të drejtë të protestojë

Imzot George Frendo pas mposhtjes së betejës së Covid-19 është kthyer në Shqipëri. Me anë të një postimi zyrtar, i postuar në rrjetet sociale, imzot Frendo ka dhënë një qëndrim në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë trazuar Shqipërinë, sicc ishte vrasje e 25-vjeccarit, Klodian Rasha nga një efektiv i policisë dhe që ka nxitur protesta në Tiranë dhe në disa qytete.
Duke e cilësuar si të drejtë për të protestuar, Arqipevshki i Metropolit Tiranë dhe Durrës, del kundër ushtrimit të dhunës.
“Vandalizmi është absurd, sepse kush paguan për pronësinë publike të dëmtuar? A nuk jemi ne, me taksat tona? Si tha David Cameron, ish kryeministri i Mbretërisë së Madhe (Angli): “Paraja publike nuk ekziston. Ekziston vetëm paraja e taksapaguesve” (“There is no such thing as public money. There is only taxpayers’ money”). Përveç kësaj, vandalizmi nuk përputhet me dashurinë për Atdheun. Ndërsa dhuna është gjithmonë një fyerje kundër dinjitetit njerëzor”, shprehet imzot Frendo.
Ndërsa ka kërkuar që policia të ushtrojë me shumë përgjegjësi detyrën gjatë protestave.
Reagimi i plotë
Gjatë qendrimit tim për rikuperim nga Covid 19 në Itali kam ndjekur lajmet për ngjarjet në Shqipëri pas vrasjes së një djali 25 vjeç nga një polic. Dua të shpreh mbështetjen dhe ngushëllimin tim me familjen e Klodjan Rashes, për këtë humbje të madhe.
Policët zbatojnë një punë shumë të dobishme në shoqëri, që duhet ta vlerësojmë. Por i lutemi ta ushtrojnë me shumë përgjegjësi dhe respekt për çdo qytetar.
Por duke u përgatitur për kremtimin e lindjes së Princit të Paqes, Jezu Krishti, e ndiej detyrë të bëj edhe këtë vërejtje. Si vend demokratik, populli ka të drejtë të protestojë. Por duke shmangur çdo lloj vandalizmi dhe dhune.
Vandalizmi është absurd, sepse kush paguan për pronësinë publike të dëmtuar? A nuk jemi ne, me taksat tona? Si tha David Cameron, ish kryeministri i Mbretërisë së Madhe (Angli): “Paraja publike nuk ekziston. Ekziston vetëm paraja e taksapaguesve” (“There is no such thing as public money. There is only taxpayers’ money”).
Përveç kësaj, vandalizmi nuk përputhet me dashurinë për Atdheun. Ndërsa dhuna është gjithmonë një fyerje kundër dinjitetit njerëzor. Pikërisht sot Jezusi na mëson e na fton të shohim këtë dinjitet në fytyren e çdo njeriu. Dhe mos të harrojmë se dhuna lind dhunë. Vetë Jezusi tha: “… të gjithë ata që kapen për shpatë, prej shpatës edhe do të vdesin.” (shih Mateu 26, 52).
Mons. George Frendo O.P.
Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë – Durrësit