Bill Gatesi, krijuesi i Covid? Në Ballkan, vetëm shqiptarët i besojnë kësaj teorie!

Shumica e Shqiptarëvve mendojnë se Bill Gates është fajtori kryesor i sjelljes së koronavirusit në Shqipëri. Një sondazh i kryer nga qendra e studimeve për Europën Juglindore me qendër Universitetin e Grazit ka nxjerrë se teoritë konspirative gjejnë një tokë pjellore më të madhe në Shqipëri.
Në sondazhin e zhvilluar në Shqipëri: rreth 70% mendojnë se këtë virus e ka zhvilluar në laborator Kina, 55% mendojnë se është një konspiracion i industrisë farmaceutike, 45% mendon se është një lidhje mes Kinës dhe teknologjisë 5%, 44% mendojnë se virusi është krijuar nga ushtria amerikane, po aq mendojnëë se në këtë konspiracion ka dorë Bill Gatesi.
Në këto shifra mban nivelin më të lartë, që e ndjek vetëm Maqedonia e Veriut, pasi Kosova, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi kanë qëndrime më të arsyeshme.
Në Kosovë përveç 59% të mendimit se në këtë lojë ka dorë Kina, për Bill Gatesin dhe ushtrinë amerikane perceptimi është më i vogël se 20%. Ndërkaq, Serbia është vendi që në Ballkan i vë faj më pak Kinës dhe më shumë industrisë farmaceutike./ Gazeta Shqip