I ati kërkoi drejtësi, Rama viziton sërish familjen e Klodian Rashës, një ditë pas vendimit për t’iu dhënë trajtim financiar

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sërish mëngjesin e sotëm familjen e Klodian Rashës, të riut që u vra disa ditë më parë nga efektivi i policisë.
Kjo vizitë e kryeministri Rama te familja e të ndjerit vjen vetëm një ditë, pasi qeveria vendosi ti japë një trajtim financiar mujor.
Ndërkohë, i ati i Klodian Rashës, pas këtij vendimi të qeverisë, tha se kërkon drejtësi, jo mëshirë.
Kjo është vizita e dytë e kryeministrit në familjen e Klodian Rashës, ndërsa nuk dihen ende detaje nga biseda.
Klodian Rasha u vra mëngjesin e 8 dhjetorit nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili ndodhet në burg. Pas vrasjes së Klodian Rashës, vendi u përfshi nga protesta të dhunshme, duke shkaktuar trazira në disa qytete.