Rama: Po të mos isha kryeministër dhe unë do isha në protestë, nuk e heq Ardi Veliun sikur edhe 500 mijë të ishin në protestë, Luli nuk ka faj

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se edhe sikur të ishin 500 persona në protestë nuk do ta hiqte Drejtorin e Policisë Ardi Veliun.

Rama tha se po mos të ishte kryeministër do të merrte pjesë në protestë, për të shprehur indinjatën.

Ndaj të tjera ai hodhi akuza duke thënë se në organizimin e protestave ka ‘gishtë’ Ilir Meta dhe Sali Berisha, ndërsa Lulzim Bashën e ka konsideruar të ‘pafajshëm’ duke thënë se kreu i PD-së është një lider i dështuar dhe se është i bindur që ai nuk ka dorë në këtë që po ndodh.

“Si mund të diskutohet tani nga rruga jo këto ato, por dhe sikur të ishin 500 mije veta që kërkojnë ikjen e drejtorit të policisë, nuk vendoset në rrugë se kush ikën dhe se kush vjen vendoset në bazë të cfarë është e drejtë dhe ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë jo sepse kishte gishtë, por sepse 25-vjecarin e vrau nga arma e shtetit. Ishte e drejtë që ministri i Brendshëm të këmbngulte se duhet të largohet jo se kishte përgjegjësi, por sepse ishte e drejtë që mesazhi i pjesmarrjes në dhimbjen e familjes mos ishte me fjalë dhe që ministri Brendshëm të thoshte atë që tha. Këto nuk janë bërë nga protesta që të jenë të qartë. Edhe unë po mos isha kryeministër do kisha dalë në protestë, jo për t’u hedhur policëve dhe për të lëshuar gojën, por për të dëshmuar indinjatën. Që në momentin e parë është mbajtur. Autori jo vetëm u ndalua po doli edhe para gjyqit. Atëherë cfarë kërkojnë këta. Duan të vazhdojnë revolucionin e Ilir Metës dhe Saliut. Më vjen keq për Luzlim Bashën sepse është një lider pa karakter jam i bindur që Basha nuk ka asnjë lidhje me këto që ndodhun. Nëse do ishte lideri i opozitës duhet të dilte dhe të thoshte se kto janë të papranushme dhe kjo nuk është rruga për të ardhur në pushtet. Por si gjithmonë ai është i papranishëm në momentin e duhur mungon,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT