Rama: Më vjen keq për Bashën, është pa pikë karakteri

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se të gjitha rrekjet e kryera këto ditë në protesta janë thjesht rrotullimi i idesë së revolucionit në rradaken e Ilir Metës dhe Sali Berishës prej dy vjetësh.
“Më vjen keq për Lulzim Bashën, ai nuk është për këto veprime për të përdorur të miturit, por pikërisht kjo logjikë e bën atë një lider pa pikë karakteri. Ai pikërisht nuk është kur duhet në kohën e duhur e në momentin e duhur. Të gjithë e dinë, edhe peshqit në liqenin artificial të Tiranës që Sali Berisha dhe Ilir Meta janë prapa gjithë kësaj”, u shpreh Rama.
Deklarata e Ramës
Mua më vjen keq për Lulzim Bashën. Është një tjetër rast që ai është një lider pa pikë karakteri. Basha nuk ka asnjë lidhje me ato që ndodhin. Kjo nuk e pafajëson, por e bën dyfish fajtor. Duhet të dilte të thoshte se kjo nuk është rruga e duhur pasi duhet të shkojmë në votime. Kjo që ndodh nuk është gjë tjetër akti degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Këto janë pas asaj. Këto kanë predikuar revolucione. Këtë e dinë dhe peshqit e Liqenit Artificiale. Secili nga ju e di këtë që po them unë tani. Këtë e di çdo shqiptar, i majtë apo i djathtë. Edhe fëmija kur të ndjejë se po i bëhet diçka jo e drejtë të shkojë dhe të vendosi zjarrin në shtëpi