Basha heq maskën dhe i përgjigjet akuzave të Ramës

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura për mënyrën se si qeveria po menaxhon krizën e koronavirusit, kreu i PD-së, Lulzim Basha, në daljet e tij publike ka respektuar masat e vendosura nga Komiteti i Ekspertëve.

Në takimet, apo konferencat e tij për mediat, Basha është shfaqur gjithnjë me maskë, një rregull që e ka respektuar deri ditën sotme.

Në konferencën për shtyp, pas asaj të kryeministrit, Basha u shfaq pa maskë, ndërsa iu përgjigj edhe akuzave të Ramës.

Ai akuzoi Ramën se nuk i interesojnë prioritet e qytetarëve dhe se po e çon vendin drejt kolapsit “me premtime boshe”.

“T shporrim Ramën që paratë të shkojnë aty ku nevojiten më shumë. Mjaft më me premtime boshe. Anija e Edi Ramës po fundoset, largimi i tij është një aspiratë mbarëkombëtare”, tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT