21 Janari? Flet Lulzim Basha: Ja kush ishte fajtori!

Lulzim Basha, kreu i PD-së ka folur sot për rolin e tij më 21 janar. “Policia në atë kohë ka pasur një qëndrim shembullor, ishte Garda ajo që qëlloi në kushtet e shkeljes së perimetrit. Po Edi Rama, sa herë që është në siklet rinxjerr 21 janarin, por njeriun e gardës e bëri drejtor të OSHE-së dhe kryetar të Bashkisë së Matit”, tha Basha.
Ndërkaq, në lidhje me deklaratën e sotme të Ramës se “Basha është një lider pa karakter se nuk distancohet nga dhuna”, Basha u përgjigj:
“Edi Rama është pengu i dhunës, personifikimi i dhunës, personifikimi i shkatërrimit të qindramijëra familjeve. Rrahjen e artistëve, dhunën e këtyre ditëve kundër të miturve që ju shkatërroi shpresën.. Një gjeneratë e rritur në Shqipërinë e mjeruar të Edi Ramës. Ky është brezi që ka dalë në rrugë dhe thotë mjaft më. Jam distancuar dhe dënoj dhunën e Edi Ramës, kam kërkuar edhe hetimin e dhunës së këtyre horrave”./Gazeta Shqip