“Mabetex group” ndërtoi kryeqytetin, Behgjet Pacolli nderohet me çmimin më të lartë

Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli njëherësh Kryetar i Aleancës Kosova e Re (AKR) me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kazakistanit është vlerësuar me çmimin më të lartë të shtetit.
Ky çmim iu nda në një ceremoni të veçantë e organizuar nga presidenti i këtij vendi, Nursultan Nazarbayev dhe ky çmim i ndahet vetëm personaliteteve të shquara .
Ndryshe Mabetex Group njihet edhe si një ndër kompanitë më të suksesshme në Kazakstan prej viteve ‘90 që ka ndërtuar qytetin pjesët më vitale të qytetit të Astanas ku kryesisht punët janë kryer nga shqiptarët!
Pacolli është themeluesi i kompanisë Mabetex Group. Në një postim të dy ditëve më parë, ish-presidenti do të postonte një foto kryeqyteti Nur Sulltani, i projektuar dhe ndërtuar nga shqiptarët.
“Përshëndetje sonte nga Nur Sulltani, kryeqyteti i projektuar dhe i ndërtuar kryesisht nga shqiptarët. Jam krenar që kemi lënë gjurmë të përjetshme edhe në këtë pjesë të botës. Është fat i keq që asnjëherë nuk pata mundësinë (Për mungesë të forcës politike) me ndërtuar kështu edhe Kosovën!”, shkruan Pacolli në rrjetet sociale.