’15 femijë në dhomën e paraburgimit në polici’, Petrit Vasili publikon VIDEON: Kryeministri pëllet për pandeminë, polici turpi!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video, ku brenda në një dhomë po qëndrojnë 15 të rinj të arrestuar në protestë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se “të pacipët e policisë gjobisin mijëra qyetarë pas maskë, ndalojë tubimet se gjoja nuk lejohen më shumë se 10 veta bashkë në shesh të hapur.” Ndërkohë që në videon e publikuar shihen 15 të rinj brena në një qeli që rrinë shumë afër njëri tjetrit.

“Polici kriminale, qe perhap Pandemine, dhjetra te rinj ne nje dhome paraburgimi!

Kryeministri pëllet sa mundet per pandemine.

Te pacipet e policise gjobitin mijra qytetare per maske, ndalojne edhe tubimet se gjoja s’lejohen me shume se 10 vete bashke ne shesh te hapur.

Shiheni VIDEON ku 15 te rinj jane ne nje dhome paraburgimi ne Komisiariat Policie.

Polici turpi!!!” shkruan Vasili.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT