‘Serbia do qëndrojë neutrale, nuk do t’i bashkohet asnjë ushtrie ndërkombëtare’, Vuçiç: Do i zgjidhim mosmarrëveshjet me…

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç morën pjesë në ndezjen e “Zjarrit të Përjetshëm” në Varrezat e Çlirimtarëve të Beogradit.

Vuçiç dhe Lavrov vendosën kurora me lule në monumentin “Zjarri i Përjetshëm”, i cili lexon “Askush nuk harrohet, asgjë nuk harrohet”. Më parë, në hyrje të varrezave, ata vizituan ekspozitën e Ministrisë Ruse të Mbrojtjes me rastin e fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti i Serbisë deklaroi se “Rusia gjithmonë mund të llogarisë në Serbi si një mik të përhershëm”.

Ndër të tjera Vuçiç tha se “Serbia do qëndrojë neutrale, nuk do t’i bashkohet asnjë ushtrie ndërkombëtare. Do të mbrojmë veten dhe njerëzit tanë. Dua të falenderoj zotin Putin dhe Rusinë për mbështetjen ushtarake që na ka dhënë. Kam mësuar shumë nga Lavrov, për situatën në rajon. Me shpresën se do të kemi mjaftueshëm vullnet për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje përmes dialogut”.

Lavrov deklaroi se transferimi i Flakës së Përjetshme nga Varri i Ushtarit të Panjohur pranë mureve të Kremlinit në Varrezat e Çlirimtarëve të Beogradit është një simbol i miqësisë shpirtërore dhe historike të popullit rus dhe serb dhe vuajtjeve të tyre të ndërsjellta në Luftën e Dytë Botërore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT