Shqiptarët nuk besojnë te vaksina anti-Covid, mjeku i njohur: 20 sëmundje janë zhdukur në botë nga…

Ballkani Perëndimor nuk ka ndonjë besim të madh se vaksina mund të zgjidhë përfundimisht pandeminë e COVID-19. Sondazhi i “Balkans in Europe Policy Advisory Group” ka bërë me dije se një pjesë e madhe e popullsisë nuk beson se vaksina do të zgjidhë këtë situatë.

52% e personave në Shqipëri nuk besojnë se vaksina është zgjidhja, ndërsa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut numri i personave që nuk besojnë është dhe më i madh.

E pikërisht ky sondazh u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku i ftuar ishte mjeku Ilir Allkja, i cili tha se është i shqetësuar se shqiptarët nuk duan të bëjnë vaksinën anti-Covid.

Sipas mjekut, nuk ekziston asnjë vaksinë në botë pa efekte anësore. “Duke nisur që te vendi i injektimit ku ka efekte të përgjithshme si temperaturë, lodhje trupi. Ka shenja të përkohshme skuqje, dhe shenjat e përgjithshme. Shumë vaksina japin këto simptoma pasi shkaktojnë një sëmundje në miniaturë, të cilat do të luftojnë sëmundjen”, tha Allkja.

“Më shqetëson fakti që shqiptarët nuk duan të bëjnë vaksinën. Është normale të jesh skeptik, por skeptik me fakte. Falë vaksinave 20 sëmundje janë zhdukur në botë”, shtoi mjeku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT