Gazetari: Nga Rilindja, vetëm unë e Peleshi jemi ende në shtëpi me qira, por Niko paguan 1200 euro në muaj

Niko Peleshi bën pjesë tek deputetët që trajtohet me para nga taksat e shqiptarëve për të paguar apartamentin luksoz me qira që ka në Tiranë, në një prej zonave më të lakmuara të kryeqytetit.
Ka qenë gazetari Bledi Mane, i cili ka denoncuar ish-zvkryeministrin se jeton në një apartament me 1200 euro qira në muaj.
Mane me ironi shkruan se bashkë me Peleshin, janë të vetmit nga “çunat e Rilindjes që jetojnë ende në shtëpi me qira në Tiranë”, por me një ndryshim të madh.
“Nga ne çunat e Rilindjes, vetëm unë dhe Niko Peleshi jemi ende në shtëpi me qira. Unë paguaj 280 mijë lekë te Rruga e Kavajës, Peleshi 1200 euro në muaj te Pallati Nobis…”, shkruan Bledi Mane.
Deputeti Niko Peleshi u importua në 2013 nga Korça, ku ka shërbyer si kryebashkiak.
Edhe pse ka paguar 60 mijë euro për mobilimin e shtëpisë në Korçë, në Tiranë, ai merr para nga shteti për të paguar qiranë e apartamentit.
Sipas gazetarit, qiraja kap vlerën e kripur të 1200 eurove, ndërsa apartamenti që ka zgjedhur është tek pallati Nobis, një prej zonave elitare të kryeqytetit.