Tregu i ndotur i ushqimeve në Vlorë si në vitin 1900, tregtarët: Kështu kemi punuar prej vitesh

Mes baltës dhe plehrave, në këtë vend tregtohen prej vitesh produkte ushqimore.

Me afrimin e festave është rritur numri i tregtarëve që vijnë nga Fieri e Vlora, por edhe blerësit. Pamjet tregojnë qartë mungesën e maskave e distancimit social.

Vendasit e njohin me emrin tregu i “Urës së Mifolit” që shtrihet nga qendra e Novoselës e deri pranë Urës.

Përpos produkteve industriale në këtë treg dalin edhe fshatarët e zonës për të shitur shpendë dhe bagëti.

“Ne në këto kushte kemi punuar prej 15 vitesh” – tha një tregtar.

“Kemi 20 vjet që punojmë kështu. Të kishte disa kushte më të mira, këtu është baltë” – tha një tjetër tregtar.

“Kushtet janë pak të vështira por nuk kemi se çfarë të bëjmë, do ushqehemi. Kemi shpresa mos na e rregullojnë” – u shpreh një zonjë.

Ka mbi 20 vite që ky treg i palicencuar funksionon jashtë çdo parametri higjieno-sanitar, duke shtuar rrezikun për konsumatorët.

E.M./Shqiptarja.com

Back to top button
LAJMET E FUNDIT