Arvanitasi që fitoi maratonën e parë në historinë e Lojërave Olimpike

Spiridon Luisi ujësjellësi i fshatit që fitoi medaljen e parë të artë për Greqinë në histori, në Olimpiadën e parë, në vitin 1896
spiridon1
Spiridon Luisi
Një arvanitas ka bërë histori në ngjarjen e parë madhore sportive të historisë moderne.
Në fund të shekullit të 19, bota e sportit arriti të organizojë aktivitetin e saj të parë të madh ndërkombëtar. Organizatorët vendosën ta quajnë Olimpiadë, për nder të lojërave sportive të Greqisë së lashtë. Për këtë arsye, nderi i organizimit të parë iu la Athinës.
Edhe sot e kësaj dite, këto aktivitete kanë të njëjtin emër dhe zhvillohen një herë në katër vjet. Po historia që tregohet këtu është e lidhur me atë të vitit 1896, kur megjithëse nuk kishte ende Shqipëri, shqiptarët nuk munguan në këtë ngjarje të madhe, ndonëse me flamurin e Greqisë, një vend ky ku arvanitasit ende mund të flisnin gjuhën e tyre.
Kush e kishte njohur Spiridon Luisin as që mund t’i shkonte mendja se një ditë ai do të mbulohej me lavdi botërore e do të hynte në analet e historisë.
I lindur në fshatin Marousi, sot një rrethinë në veri të Athinës, në janar 1873, në një familje të varfër arvanitase, mundësitë e tij në jetë ishin të kufizuara. Babai i tij thuhej se shiste ujë mineral nëpër Athinë, në një kohë kur kryeqyteti grek nuk kishte ende një system qendror uji të pijshëm. Spiridoni qysh në fëmini u detyrua t’i përvishej punës së vështirë fizike për të ndihmuar babain.Olimpiada, bota e sportit zbarkon në GreqiArdhja nga e gjithë bota për të vrapuar, garuar e matur forcën në Greqi, ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për vendin e varfër, por edhe një nxitje për nacionalizmin e ri. Propaganda zyrtare donte patjetër një fitore kombëtare.
Po grekët e kohëve të Olimpiadave ishin shuar me kohë. Grekët e fundshekullit të 19-të ishin ish-otomanë nën një program shtetëror greqizimi. Vendi ishte i prapambetur dhe në rang botëror, konkurrimi ishte i vështirë.
Hedhja e diskut, sporti që në njëfarë mënyre simbolizonte lashtësinë greke, u fitua nga amerikani Robert Garret dhe u përjetua si një ofendim kombëtar.
Gara e maratonës, ndoshta për herë të parë dhe të fundit, u bë realisht në vendin ku në kohën e lashtësisë ushtari maratonomak kishte vrapuar nga Maratona në Athinë për të lajmëruar fitoren kundër persëve. Banorët modernë të Greqisë ishin gjerësisht injorantë për historinë e lashtësisë greke. E vetmja pjesë e edukuar, elita fetare greke nuk kishte interes për periudhën parakristiane të historisë. Por historitë e lashtësisë greke gjallonin në mënyrë të jashtëzakonshme në kulturën perëndimore. Për ironi të fatit ishin të huajt që ua mësuan grekëve të rinj se nga vinin. Tani ka ironira që thonë se po t’u bësh testin e ADN-së grekëve të ditëve tona, dalin të tërë turq, po le të mos u hyjmë hamendësive. Grekët e sotëm e përqafuan identitetin e lashtë gati po me atë shpejtësi më të cilën po shohin sot maqedonasit të bëjnë të njëjtën gjë.
Në letërsinë shqiptare historia e maratonomakut është përjetësuar nga vargjet e fuqishme të Fan S Nolit, që ia vlen të kujtohen këtu. Vështirë të gjendet tjetër në botë, me aq ritëm e aq patos se sa përshkrimi në vargje i ushtarit të lashtë që vrapon të çojë lajmin e mirë te qyteti që pret në ankth të dijë fatin e vet. Ja disa prej tyre:
Ke një plagë , po s’e the,
Djers ‘ e gjak pikon përdhe;
Do që ti te jesh i pari,
Për triumfin lajmëtari/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT