Kryemadhi i qan hallin Bashës: Jeton me qira në një vilë modeste, e kam parë vetë nga afër, nuk ka luks

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integim ka qenë e ftuar në emisionin “Top Talk”, ku ka folur kryesisht për aktualitetin politik dhe social në vend.

Gazetari Denis Dyrnjaja e pyeti se ku qendron dallimi mes Ramës dhe Bashës, pasi të dy janë të lidhur me oligarkë e të dy jetojnë në vila, ndërsa Kryemadhi i doli në mbrojtje Bashës.

Ajo tha se ka qenë vetë prezente në vilën e tij dhe ka vilë modeste, jo luksoze, ndryshe nga Rama.

Pjesë  nga ntervista:

Dyrnjaja: Pse mendoni se shqiptarët duhet të heqin Edi Ramën, që thonë se bashkëpunon me oligarkët, dhe të vënë kryeministër Lulzim Bashën që po bashkëpunon me oligarkët, janë në të njëjtat ujëra. Si Rama që jeton në saraje në Surrel, Basha jeton në vilë luksoze në Long Hill, pra ku është ndryshimi?

Kryemadhi: Unë nuk jam këtu të bëj avokatin e askujt, por s’është e njejta gjë. Basha jeton atje në një vilë me qira…

Dyrnjaja: Si e thoni kaq thjesht, vilë me qira, kaq e lehtë, sikur të jetë një apartament…

Kryemadhi: Shiko, unë kam qenë të vila e Bashës, hyn të vilat modeste, që nuk ka ndonjë luks apo gjëra shtesë që të jetë luksoze. Para se t’i bëni llogarit Bashës duhet të japin llogari këta zengjinat e tjerë. Nëse s’të pëlqen Kryemadhi dhe Basha voto dikë tjetër. Problemi nuk qëndron këtu. Shqiptari i Amerikës që ka ikur do vijë të votojë sepse e kanë hequr nga puna për bindje politike.

Dyrnjaja: Cila është fryma dhe kauza e re?

Kryemadhi: Unë në jetën time nuk kam parë ndonjëherë fëmijë me atë urrejtje të dalin në protestë në rrugë, në shesh kundër një qeverie.

Dyrnaja: Meqë ra fjala, përdorimi i fëmijëve në protestë është në keqpërdorim

Kryemadhi: Uroj që të mos ketë ndonjë projekt të radhës ndonjë nga ish-gratë e Edi Ramës, që të marrin disa miliona euro në emër të kësaj. Për një gjë të jeni të sigurtë, fëmijët nuk janë të përdorur politikisht pasi prindërit nuk e lejojnë këtë.

Kryemadhi i qan hallin Bashës: Jeton me qira në një vilëKryemadhi i qan hallin Bashës: Jeton me qira në një vilë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT