Taksa 100%, por produkte serbe me bollëk në Kosovë

Qytetarët dhe njohësit e ekonomisë besojnë se produktet serbe po futen ilegalisht në Kosovë tonë, raporton T7
Edhe pse Kosova i ka vendosur taks prej 100 për qind produkteve serbe dhe boshnjake qe tre muaj, nuk vërehet mungesë e tyre në dyqanet kosovare.
Qytetarët dyshojnë se këto mallra po futen ilegalisht.Edhe ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, dyshon se janë futur produktet serbe në mënyrë ilegale.Një gjë e tillë, sipas Mulajt, mund të ju shkaktoj telashe bizneseve vendore.Ndërkohë në fillim të këtij muaji kryeministri Ramush Haradinaj në emisionin “Pressing”, pati shpjeguar versionin e tij pse ende ka produkte serbe në vend, përkundër taksës.Por ndryshe mendon Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.Kreu i shtetit thotë se produktet serbe futen ilegalisht në vend nëpërmjet veriut të Kosovës.E këtë që e tha presidenti e pohoi së fundi edhe Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiç. Sipas tij mallra serbe ka anembanë Kosovës dhe se ato mbërrin nëpërmjet rrugëve alternative.Një pjesë e mallrave shkon në Kroaci e Maqedoni, atje ripaketohen pastaj rieksportohen në Kosovë, pati thënë Ljajiç.E sipas të dhënave të Dogave, që nga vendosja e taksës kundër produkteve serbe dhe boshnjake, në Kosovë kanë hyrë produkte në vlerë prej gati 800 mijë euro./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT