Osmani kundër mini-shengenit: Do ja them në sy edhe Ramës. Presidenti i ri dhe zgjedhjet? Në janar…

Presidentja në detyrë e Kosovës është shprehur sërish kundër Mini-shengenit Ballkanit, nismë që mban kryesisht “firmën” e kryeministrit Edi Rama.

Osmana tha gjatë konferencës me Presidentin Meta se do të mbajë të njëjtin qëndrim, gjatë takimit që do zhvillojë edhe me kryeministrin Edi Rama.

Pyetje: Mini-shengeni një fatkeqësi? Nesër do takoheni me Ramën, çfarë do t’i kërkoni? Ka një ngut të Isa Mustafën për të shkuar në zgjedhje, i keni bërë gati listat tuaja?

Vjosa Osmani: Kam akoma të njëjtin qëndrim për mini-shengenin. Do ta përsëris të njëjtën gjë edhe nesër. Kemi shumë argumente. Ai e bindi kryeministrin Hoti. Ne nuk kemi asnjë dokument për këtë iniciativë. Nga fillimi ishte gabim. Nuk kishte gjithëpërfshirje. Nuk është konsultuar Kosova. Mustafa nuk është i interesuar që të shkoj në zgjedhje. Kam kohë që nuk e dëgjoj çfarë thotë sepse jam e zënë duke u marrë me sfida, shumë prej të cilave janë për faj të tij.

Osmani deklaroi se shpreson që deri në fund të janarit të jetë zgjidhur ngërçi politik në Kosovë, për të zgjedhur një president të ri apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.

Osmani tha se nëse vendi shkon në zgjedhje, kjo duhet të vlerësohet si diçka pozitive, pasi forcon më shumë demokracinë dhe institucionet.

“Politika në Kosovë mund të jetë e paparashikueshme. E kam të vështirë se çfarë mund të ndodh. Në fund të muajt janar do të qartësohet gjithçka. Do të shihet nëse forcat do të zgjedhin një president të ri, apo vendi do të shkojë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk duhet t’i shohim si diçka qe e dëmton vendin. Në këtë rast mund të prodhojnë institucione më të forta, sa i takon proceseve dhe sfidave. Cilado që të jetë sfida, ne deri në fund të janarit do duhet ti trajtojmë ato situata me maturi dhe urti. Nëse ndodhin zgjedhjet, do të ndihmonte në fuqizimin e demokracisë dhe për krijimin e institucioneve të reja ku parlamenti aktual nuk po arrin që t i kalojë disa probleme për shkak të shumicës parlamentare. S’mund të lejojmë që të vazhdohet me bllokada të tilla. Në parashikime se saktë se çfarë do të ndodh, e kam të pamundur. Shumë shpejt do të ketë qartësi dhe se si do të ballafaqohemi me këto rrethana.”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT