Provokimi me 3 gishta/ Lavrov urdhëron Vuçiçin me firmë: Jo njohjes së Kosovës pa lejen e Moskës!

Sergej Lavrov kthehet në yllin e serbëve gjatë vizitës së tij në Beograd duke ja marrë pjacën edhe presidentit Aleksandër Vuçiçit përballë nacionalistëve.

Ministri i jashtëm rus i cili vizitoi Serbinë, pas Republika Srbska-s në Bosnje i ka kërkuar serbëve që të mos e braktisin Moskën, pasi aty e kanë aleatin dhe mikun e vërtetë, duke sulmuar Perëndimin.

Në aeroportin e Beogradit, Lavrov duke hipur në avion bën shenjën e tre gishtave: Zot- Mbret-Atdhe, çka është edhe lajtmotivi i nacionalistëve serbë.

Mediat serbe e kanë shpërndarë këtë foto si një shenjë të besnikërisë së përjetshme ruse ndaj Beogradit.

Lavrov dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, morën pjesë në ceremoninë e ndezjes së Flakës së Përjetshme në Varrezat Përkujtimore të Çlirimtarëve të Beogradit, pas së cilës ata vizituan tempullin e Shën Savës, ku vunë lule në varrin e Patriarkut Irinej. “Flaka e Përjetshme” është një zjarr që ka ardhur posaçërisht nga Rusia për të mos u fikur kurrë.

Provokimi me 3 gishta/ Lavrov urdhëron Vuçiçin me firmë:

Lavrov gjithashtu formosi me homologun e tij serb Nikola Selakovi? një Plan Konsultimi midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për 2021-2022. Pra çdo hap diplomatik që do të ndërmarrë Serbia do të shkojë një kopje në Moskë e cila do të japë qëndrimin e saj. Baza ishte për Kosovën, që do të thotë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën pa lejen e Moskës.

Provokimi me 3 gishta/ Lavrov urdhëron Vuçiçin me firmë:

Selakoviç dhe Lavrov konfirmuan se themeli kryesor për bashkëpunimin midis dy vendeve mbetet respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe përsëritën se Rezoluta 1244 është një kornizë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT