Hodges: Shpresoj që Biden do të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-gjenerali komandues amerikan, Ben Hodges, ka shpresuar në përfshirjen e presidentit të ri amerikan, Joe Biden, në dialogun Kosovë-Serbi.
Hodges tha se shpreson që Kosova të ketë edhe më tutje mbështetjen e KFOR-it dhe NATO-s.
“Të gjitha palët duhet të besojnë se ka drejtësi. Shpresoj që Administrata e Bidenit të vazhdojë përpjekjet drejt paqes midis Prishtinës dhe Beogradit, me këdo që populli i Kosovës të zgjedhë si Udhëheqësin e tij, dhe të vazhdojë të mbështesë misionin e KFOR-it dhe të NATO-s atje”.
Bidenit ka filluar t’i delegohet pushteti gradualisht, deri më janar të vitit të ardhshëm.