Hagë, tension në procesin ndaj Thaçit e krerëve të UÇK, prokurorja përplaset me avokatët

Vijon seanca e debatit në Gjykatën e hagës në lidhje me vijimësinë e masës së sigurisë së Hashim Thaçit the krerëve të tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, që nga mbrojtja janë kërkuar që ta ndjekin procesin në liri.

Prokuroria e Gjykatës Speciale dhe Mbrojtja nuk kanë arritur në një marrëveshje dhe po përplasen fort në seancë, secila palë të bindë gjykatësin për një vendim në fafor të tyr.

Në fillim gjykatësi Nicolas Guillou ka kërkuar që palët të tregojnë nëse ka ndonjë parregullsi në lidhje me provat e nxjerra dhe të përcjellura nga prokuroria te mbrojtja.

Prokurorja deklaroi se i ka ofruar avokatëve mbi 1300 faqe. “Në lidhje me procesin e nxjerrjes së materialeve, Prokuroria deri më tani ia ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale potencialisht shfajësuese… Përveç kësaj, kemi bërë nxjerrjen e materialeve mbështetëse të aktakuzës si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën angleze”, ka thënë prokurorja.

“Sa i përket llojit të materialit. Prokuroria është përpjekur të japë një pëshkrim domethënës të dokumentit. P.sh. nëse materiali është fotografi apo video-incizim, atëherë në përshkrim përmendet kjo”, ka thënë prokurorja.

Në kundërpërgjigje, David Hooper, avokat i Thaçit, pati vërejtje për formatin e një liste që i shoqëron materialet e Prokurorisë.

“Unë nuk po flas vetëm për çështjen e nxjerrjes së materialeve… i nderuar gjykatës, ju jeni në dijeni për formatin e listës që i ka shoqëruar materialet e dorëzuara. Kur i shikojmë kolonat që kanë të bëjnë me kategoritë, ne, siç e kemi thënë edhe në parashtrimin me shkrim, këto janë krejtësisht të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme. Faktikisht, në atë kolonë mund të mos ketë asgjë sepse nuk ka tregues për informacionin që jepet aty për personin që e shikon”, tha Hooper.

Avokati David Hooper përfaqëson Hashim Thaçin, gjykatësja malajziase Venkateswari Alagendra do ta përfaqësojë Jakup Krasniqin, gjykatësi britanik David Young, Rexhep Selimin dhe britaniku Ben Emmerson, Kadri Veselin./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT