Osmani para deputetëve shqiptarë: Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria!

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar bashkimin e forcave mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, teksa ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, Osmani tha Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territore. Për të parandaluar këtë, ajo theksoi se është e nevojshme që të bashkojnë forcat.

“Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbnë me territorin e saj. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje dhe të dënohet dhe jo të shpërblehet.

Prandaj i kam bërë thirrje këtij Kuvendi të nderuar që ti bashkohet Kuvendit të Kosovë në miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb.

Që zëri ynë të kumbojë duhet ti bashkojmë përpjekjet tona për drejtësi. Të bashkojmë forcat që të mos lejojmë që e vërteta të përmbyset para syve tanë”, tha Osmani.

Para deputetëve të Kuvend, Osmani tha se Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria.

“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Vendosja e çdo barriere është kundër frymës së lirë. Na lini të vijë ashtu siç deshëm të vijmë të parët tanë, ashtu siç deshëm ne dhe do duam të vijnë të parët tanë”, u shpreh Osmani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT