Eksperti turk ‘zbulon’ telefonatën e Ramës me Erdogan: U vumë menjëherë në lëvizje dhe zbarkuam në Tiranë, do ju ndihmojmë të kaloni Covid-19

Eksperti i Komitetit të Ekspertëve të Turqisë për Covid-19, ka zbuluar në një konferencë me kolegët shqiptarë, se kryeministri Rama ka telefonuar presidentin Erdogan dhe ka kërkuar që metoda e ndjekur në vendin e tyre për të frenuar infeksionin, të zhvillohet dhe në Shqipëri.

Profesori Rexhep Ozturk, ka thënë se do të ndihmojnë vendin tonë për të frenuar përhapjen e Covid-19, sipas një mënyre që është aplikuar në Turqi dhe ka dhënë shumë rezultat, por gjatë fjalës së tij ai nuk e tregoi se cila ishte.

Pjesë nga fjala e mjekut turk:

Dua tju përcjell mesazhet dhe të gjitha përshendetjet e përzemërta të Presidentit të Turqisë, zotit Erdogan. Referuar telefonatës tuaj, që keni bërë me presidentin tonë, menjëherë jemi vënë në lëvizje dhe jemi mbledhur si anëtarë të Komitetit të Ekspertëve të Turqisë dhe kemi marrë rrugën për në Shqipëri. Me ftesën tuaj dhe të ministres së Shëndetësisë.

Me të zbarkuar në Shqipëri, jemi takuar dhe më anëtarët e grupit të punës nga shëndetësia shqiptare dhe kemi shkëmbyer mendime të ndryshme. Kemi parë të gjitha masat e marra ndaj Covid-19.

Dua të theksoj se Shqipëria gëzon një sistem shendestësor i cili jep përgjigje duke u bazuar te konventat ndërkombëtare. Situatë e gëzueshme kjo. Kemi parë dhe nga afër gjithë sistmein sesi funksionon, te spitalet shqiptare. Është vënë re se në mënyrë të specializuar janë duke u praktikuar, kështuqë meqë jeni prezent, ju përgëzoj për punën… (Nuk kuptohet qartë për shkak të mungesës së përkthimit nga gjuha turke).

Vëmë re se Shqipëria është e përshtatshme me metoda të reja në luftën Covid-19. Këto metoda, këto procedura të cilat do t’i shpjegojmë. Rahmet Gyner ka dhënë kontributin më të madh për zbulimin e kësaj metode që ka ndihmuar jashtë mase në përmirësimin e situatës në Turqi. Mendojë se Shqipëria është e përshtatshme për ta marrë këtë.

** Për shkak se mjeku foli në gjuhën turke dhe përkthimi ishte i dobët, disa fjalë apo fjali mungojnë ose nuk kuptohen qartë në gjuhën shqipe

Back to top button
LAJMET E FUNDIT