Rama ‘injoron’ Vjosa Osmanin, nuk shkon fare në seancën plenare ku ishte e ftuar Presidentja në detyrë e Kosovës

Edi Rama ka munguar sot në seancën e Kuvendit ku ka marrë pjesë ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Kryeministri zhvilloi paradite, një mbledhje live në ERTV me Komitetin e Ekspertëve të koronavirusit dhe homologët e tij turq, por nuk gjeti kohë për të qenë në Kuvend gjatë fjalës së Osmanit.
Mungesa e Ramës është kritikuar edhe nga media e qarqe pranë opozitës, shqiptare, duke e cilësuar si “inat persona”.
Osmani, ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare trefitore, ku dje ka takuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta e sot përveç takimit me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka mbajtur një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë.
Në fjalën e saj, Osmani ka pasur mjaft kritika ndaj qeverisë, ku ka deklaruar se “duhet të hiqet trau ndërmjet Shqipërisë e Kosovës”.
“Rinia briliante në Shqipëri dhe Kosovë janë potenciali më i madh dhe detyra jonë është t’i mbështesim. Të punojnë bashkë të gjithë, si dy shtete, si populli më paqedashës. Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Vendosja e çdo barriere komunikimi është kundër lëvizjes së lirë dhe marrëdhënieve ndërshtetërore mbarëshqiptare
Eurditi ynë i madh Faik Konica përmbledh më së miri kur thotë: ‘të përpiqemi me të gjitha forcat tona të ndalojmë shqiptarët për dashurinë për individin., Ato duhet të duan Shqipërinë’. Të ecim drejt një Kosove dhe Shqipërie ku rinia jonë krenohet me ne për vendimet që i marrim ne, si përfaqësues të tyre”, tha ndër të tjera Osmani. Ajo gjithashtu ka shfaqur një sërë kritikash në lidhje me atë që Tirana zyrtare për bën karshi Beogradit. Osmani ka qenë kundër shengenit rajonal, duke shtuar gjithashtu se në bisedimet me Serbinë, që po kryhen mes Prishtinës dhe Beogradit nuk duhet të diskutohet statusi i Kosovës.
Megjithatë, presidentja në detyrë e Kosovës pritet të takohet tani pasdite me kryeministrin Edi Rama në selinë e qeverisë./Gazeta Shqip