Soreca kërkesë KED-së/ Yuri Kim: Lajm i madh, Parlamenti miratoi gjyqtarin për në Kushtetuese

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas miratimit të Altin Binajt si anëtar i GJK-së. Kim në reagimin e saj shkruan se KED duhet të veprojë shpejt që të dëgjojë emrin te Presidenti në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale.
Sipas ambasadores amerikane një Gjykatë Kushtetuese funksionale do të thotë një hap para drejt integrimit në BE.
“Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Shqipëria tani ka nevojë për 1 gjykatës tjetër për një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Ne shpresojmë që KED të dërgojë listën e kandidatëve tek presidenti sa më shpejtë të jetë e mundur. Kjo është një arritje madhore e cila do ta lëvizë Shqipërinë një hap më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë mes KED, Presidentit dhe Parlamentit”, shkruan Kim.
"Lajm i mirë: Parlamenti miratoi gjykatësin e GJK. ?? tani ka nevojë edhe për një gjykatës për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presim që KED t'i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt… (1/2) https://t.co/qXc3nVTjaK
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) December 17, 2020