Si e raporton gazeta zyrtare e Vatikanit krizën e radhës në Tiranë

“Shqipëria qeveriset nga një regjim që shkel Kushtetutën dhe ligjet për të mbrojtur krimin e organizuar”. Janë fjalë të ashpra ato që u përdorën nga lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, i cili është kthyer tashmë në simbolin e protestave, që prej disa ditësh ziejnë në Shqipëri.

Të martën, Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, i qendrës së djathtë, forca kryesore politke e opozitës shqiptare, dha dorëheqjen nga Parlamenti bashkë me 62 deputetë.
Një xhest radikal, i kritikuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, por që të bën të kuptosh se sa serioze është përplasja politike në Shqipëri.
Pasiguria është e plotë. Të enjten u mbajt një protestë tjetër në kryeqytet. Mijëra persona zbritën në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeminsitrit Edi Rama, i Partisë Socialiste. Frika është se mos degjenerimi i protestave mund të vërë në diskutim nisjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, një vendim që është programuar për t’u marrë në qershor.
Në të vërtetë, per të kuptuar plotësisht krizën shqiptare, duhet të bësh një hap mbrapa.
Tirana, si të gjitha vendet e tjera ballkanike, paguan akoma çmimin e një tranzicioni shumë të gjatë dhe ende të papërfunduar nga komunizmi në demokraci.
Për fat të keq, Shqipëria demokratike, pavarësisht premtimeve të drejtuesve dhe reformave të munguara, nuk ka dalë akoma nga ai izolimi i hekurt i dikurshëm.
Artikulli u botua në organin zyrtar të Vatikanit, L’Osservatorio Romano/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT