Bojkotoi fjalimin e Vjosa Osmanit, Edi Paloka sulmon Ramën: Tradhëtove vlerat e kombit, nuk është hera e parë që e bën këtë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ndaj bojkotit që kryeministri, Edi Rama i bëri fjalimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në reagimin e tij, Paloka tha se ky është një vendim i turpshëm dhe që nuk ka ndodhur kurrë në vendin tonë.

Sipas Palokës, Rama tradhëtoi vlerat e kombit dhe për fat të keq nuk është hera e parë që e bën këtë.

“Eshte e turpshme qe Rama bojkotoi sot fjalimin e Presidentes se Kosoves ne parlament. Kio nuk ka ndodhur kurre ne Shqiperi dhe eshte nje akt i shemtuar politik dhe jo vetem i shtyre nga ata qe Rama i konsideron partnere te tij ne Ballkan.
Edi Rama tradhetoi sot vlerat e kombit dhe per fat te keq nuk eshte hera e pare qe e ben kete. Motivet politike dhe personale qe e shtyne ta beje kete akt jane te pafalshme,” shkruan Paloka në “Facebook”.

paloka.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT