“Kam nevojë për syze…”/ Mimi Kodheli sqaron votën kundër Bledi Çuçit dhe Milva Ekonomit

Deputetja e PS, Mimi Kodheli e ka cilësuar një lapsus votën e saj kundër Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomi si ministre për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Kodheli deklaroi për Open se nuk kishte syze gjatë momentit të votimit. Vota kundër shkaktoi habi, pasi dje Kodheli uroi në facebook, Milva Ekonomin.

“Krenare për shoqen time të rinisë së hershme. Urime Milva! “You rock!””, shkruante Kodheli.

Pjesë nga biseda

Mimi Kodheli: Ka qenë lapsus, jam në një moshë të kaluar dhe unë kam nevojë për syzë dhe në atë moment nuk pata syze. Jo vetëm për Çuçin dhe Ekonomin do kisha ngritur të dyja duart, nëse shikoni në facebook-un tim do shihni vlerësimin tim për Milva Ekonomin?

Eni Vasili: U përfol emrin juaj, u erdhi keq që nuk ishit ju?

Mimi Kodheli: Kam qenë e nderuar që i kam shërbyer vendit si ministre e Mbrojtjes

Me ironi, analisti Andi Bushati deklaroi se PS e ka luksin për lapsuse të tilla, pasi kontrollon të gjitha votat në Kuvend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT