“Prej 25 ditësh në spital”/ Pacientët me Covid: Do të merrni veten në qafë nëse…(VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një video mesazh të pacientëve të prekur me Covid.

Në përballje me sëmundjen e vështirë një pacient shprehet se qytetarët nuk duhet të tregojnë frikë ndaj Covid-19, ndërsa i bën apel që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos hezitojnë të komunikojnë me mjekët për çdo shenjë që evidentojnë apo dyshojnë se janë të prekur.


I shtruar prej 25 ditësh, një nga pacientët shprehet se kujdesi mjekësor luan rol kyç për parandalimin e përhapjes së virusit: “Spitali është përgjigja për të gjithë skeptikët, i bëj thirrje të mos hezitojnë të mjekohen”.

“Isha në formë të rëndë të sëmundjes dhe e falënderoj të gjithë stafin për punën e heroikë. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i drejtohen spitale dhe të mos dëgjojnë fjalët sepse do të marrin veten në qafë”, shprehet një tjetër pacient.

Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e djeshme se 15 pacientë me Covid humbën jetën, ndërsa u regjistruan 787 raste të reja për 24 orë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT