Dita e emigrantëve, Jozefina Topalli kërkon falje: Nuk iu dhamë mundësi të ndërtonit jetën në vendin tuaj, ua kemi borxh!

Jozefina Topalli, kryetare e Partisë Lëvizja për Ndryshim, u kërkon falje emrigrantëve, sot në ditën e tyre, duke thënë se në këto nuk kanë mundur t’iu krijonin mundësitë që ata të ndërtonin jetën e tyre në Shqipëri.
“Sot eshte dita e emigranteve. Eshte dita e historise se dhimbshme te kombit tone, eshte historia e cdo familje shqiptare, eshte historia e mijera te rinjve , e qindra mijra burrave e grave! Eshte edhe koha per te kerkuar falje ndaj tyre qe nuk i dhame mundesi me ndertu jeten e tyre ketu”, shkruan ndër të tjera Topalli.
Ish-kryeparlamentarja thekson se sot është dhe dita për t’iu bërë thirrje emigrantëve për të mbështetur vendin e tyre dhe për të rikthyer shpresën për ndryshim.
“Me perultesi e nderim iu bej thirrje te vazhdojne te kontribojne per vendin e tyre duke perzgjedh sa me shume shqiptare te mire, te ndershem, te shkolluar e edukuar dhe per te sjelle ndryshimin. Ne ua kemi borxh qe ata te votojne perfaqesuesit e popullit ne Kuvend. Ata duhet te jene vete te zgjedhurit e popullit. Ata jane njerez te lire”, shton Jozefina Topalli.
Shkrimi i plotë:
Sot eshte dita e emigranteve.
Eshte dita e historise se dhimbshme te kombit tone, eshte historia e cdo familje shqiptare, eshte historia e mijera te rinjve , e qindra mijra burrave e grave!
Eshte edhe koha per te kerkuar falje ndaj tyre qe nuk i dhame mundesi me ndertu jeten e tyre ketu.
Eshte dita per t’i thene faleminderit qe nuk rreshtet duke ndihmuar ekonomine shqiptare.
Eshte edhe momenti per t’i bere thirrje per te mbeshtetur edhe nje here vendin e tyre per te rikthyer shpresen e per te bere ndryshimin.
Historia e tyre eshte historia e guximit e sakrifices duke rrezikuar deri jeten per te ndertu endrren ne nje vend tjeter.
Per dekada,ata me nje bujari unike kane mbajtur gjalle me remitanza familjet e veta dhe ekonomine shqiptare.
Kane nderuar vendin e kombin e tyre duke u integruar ne shoqerite perendimore.
Nuk ia kthyen shpinen kurre atdheut edhe pse ai nuk i dha mundesi per te ndertu jeten dhe te ardhmen ne vendin e tyre.
Nuk iu degjua kurre fjala, as nuk iu mundesu kurre vota per te kerkuar llogari atyre qe shperdoruan miliarda euro kontribute nder vite.
Me perultesi e nderim iu bej thirrje te vazhdojne te kontribojne per vendin e tyre duke perzgjedh sa me shume shqiptare te mire, te ndershem, te shkolluar e edukuar dhe per te sjelle ndryshimin.
Ne ua kemi borxh qe ata te votojne perfaqesuesit e popullit ne Kuvend.
Ata duhet te jene vete te zgjedhurit e popullit. Ata jane njerez te lire.
Ata sjellin ndryshimin dhe largojne eliten e korruptuar dhe totalitare qe sundon me pazare kunder vullnetit te shqiptareve.
Ata nuk jane thjesht 40% e popullsise por pjesa ma vitale e historia e suksesit dhe dhimbjes se popullit tone.
Ata jane pasqyra ku duhet te shihen ata qe kane patur mundesi e detyre te bejne dicka per vendin, por qe ne fakt kane vrare shpresen!
Une sot kerkoj te falur …
Nderim per bashkeqytetaret tane kudo ku jetojne larg atdheut te tyre.