Mali i Zi kthen timonin nga Rusia, Abazoviç: Na bashkon historia!

Ka lëvizur menjëherë qeveria e re malazeze, ashtu siç dhe parashikohej. Ka drejtuar timonin politik nga Rusia, për të cilën ka vendosur dhe prioritet.
Dhe kjo deklaratë nuk është lënë pa qëllim të thuhet nga goja e shqiptarit Dritan babazoviç, që të mos ngarkohej serbi Zdravko Krivokapiç, i cili mban postin e kryeministrit.
Abazoviç ka deklaruar se “Mali i Zi, megjithë kursin e tij Euro-Atlantik, dëshiron një bashkëpunim të drejtë dhe të frytshëm me Federatën Ruse”
Këtë deklaratë, numri dy i qeverisë malazeze e ka publikuar në adresën e tij në twiter, ku ka shpërndarë foton e takimit të tij me ambasadorin rus në Podgoricë, Vladislav Maslenikov.
“Historia në të kaluarën dhe ekonomia në të ardhmen janë ato që na bashkojnë më shumë,” shkroi Abazoviç.
GazetaShqip