Ambasadori shqiptar ‘THYEN’ kodin e veshjes, shfaqet në takim zyrtar me pantallona me kuadrate

Ambasadori shqiptar në Malin e Zi, Ridi Kurtezi ka zhvilluar sot një takim kokë më kokë me zëvendës-kryeministrin e Qeverisë së re, Dritan Abazovic.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen nuk ka qënë ky fakt, por veshja e Kurtezit.

Ky i fundit kishte veshur një palë pantallona me kuadrate, që sipas publicistit nga Kosova, Enver Robelli nuk është një kod i denjë diplomatik.

Në një status ironik, gazetari shkruan se ky është kodi i ri diplomatik në Podgoricë

Reagimi i plotë:

“Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi (majtas). Ky tjetri një tip nga Ulqini. Dresscodi i ri diplomatik në Podgoricë. Kur e krahason veshjen e këtij diplomatit me atë të Mark Milanit… Ndërrojnë kohërat, ndërrojnë stilistët, ndërrojnë shijet”.

enverrobelli.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT