“Si ka mundësi që në këto 30 vite tranzicion nuk është kapur asnjë spiun serb apo grek në Shqipëri e Kosovë?”

Diplomati Shaban Murati, përmes një postimi në Facebook ka ngritur një pyetje aq sa ironike aq edhe domethënëse.

Murati e cilëson pyetjen e tij si një pyetje 1 milion dollarëshe, në të cilën thuhet se si ka mundësi që në 30 vite tranzicion në Shqipëri nuk është kapur asnjë spiun serb apo grek.

Të njëjtën pyetje diplomati ngre dhe për Kosovën por duke iu referuar periudhës së pasluftës.

“Një pyetje 1 milion dollarëshe: Si shpjegohet që në Shqipëri gjatë 30 viteve të tranzicionit demokratik nuk është kapur dhe dënuar as edhe një spiun serb dhe grek, dhe as në Kosovë që nga viti 1999 i çlirimit dhe që nga viti 2008 i pavarësisë nuk është kapur dhe dënuar as edhe një spiun serb???

Dy mundësi janë: ose Serbia dhe Greqia janë penduar dhe kanë hequr dorë tërësisht dhe përfundimisht nga veprimtaria agjenturore në Shqipëri dhe në Kosovë, ose…”, shkruan profesor Shaban Murati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT