Bie ndjeshëm numri i viktimave dhe i të infektuarve me COVID, ministria zbulon shifrat

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, fatmirësisht, është konstatuar një rënie e numrit të viktimave dhe të infektuarve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 8 persona kanë humbur jetën, 7 prej të cilëve në Tiranë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 1074.

“Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhi të moshave 58-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, njofton ministria.

Gjithashtu, ministria bën me dije se kanë rezultuar të infektuar me COVID 538 persona, ndërsa janë kryer 2276 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë, 45 raste në Shkodër, 38 raste në Durrës, 22 raste në Kavajë, 21 raste në Fier, 18 raste Berat, 17 raste në Elbasan dhe Lezhë, 15 raste në Sarandë, 14 raste në Korçë, 13 raste në Lushnje, 12 raste në Mat, 11 raste në Vlorë, 9 raste në Përmet, Krujë, Kukës, Mallakastër, 8 raste në Gjirokastër, 7 raste në Kurbin dhe Tropojë, 5 raste në Pogradec, Skrapar, Peqin, 4 raste në Devoll, Librazhd, 3 raste në Tepelenë she Has, 2 raste në Delvinë, Fushë- Arrez, Dibër dhe Gramsh, 1 rast ne Pukë, Mirditë, Ura-Vajgurore, Vau Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Kuçovë, Cërrik.

405 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 405 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.831 që nga fillimi i epidemisë.

376 pacientë në spital

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 376 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Apeli i ministrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (19 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         538
Të shëruar në 24 orë      405
Të shtruar në spitale      376
Humbje jete në 24 orë   8

Testime ditore              2276

Testime totale          236,788
Raste pozitive           52,542
Raste të shëruara     27.831
Raste Aktive             23.637
Humbje jete              1074

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12698
Fier  1725
Durrës  1368
Shkodër 1278
Vlorë   1138
Korçë   1093
Elbasan  982
Berat  944
Lezhë  944
Gjirokastër  564
Kukës  489
Dibër  414

Back to top button
LAJMET E FUNDIT