Dy analistë, Baze e Hila “shpërthejnë” ndaj Vjosa Osmanit: Takoi Berishën se ka miratuar në Strazburg rezolutën që heton krimet e shqiptarëve ndaj serbëve

Vjosa Osmani, president në detyrë e Kosovës ka shkaktuar jo pak tërmet në Tiranë, duke ndarë analistët, opinionin publik në qëndrime të ndryshme sa i përket qasjes së saj me ish-liderin e PD, Sali Berisha.

Analisti Mero Baze shkruan se Vjosa Osmani ka të drejtë të jetë krah Berishës, duke argumentuar analizën e tij.

“Në Mars 1998 Presidenti Mejdani dhe lideri opozitës Berisha me ndërmjetësi të disa gazetarëve pranuan të dalin bashkë në Shesh Skënderbej pas masakrës Jasharëve duke e dënuar krimin në shesh dhe parlament. Më 1999 PD u kthye në Kuvend për të miratuar qëndrimin e përbashkët ndaj Kosovës, pasi e kish bojkotuar pas vrasjes Azem Hajdarit. Më pas Kosova u çlirua dhe e vetmja rezolute ka qenë ajo që ka miratuar Berisha në Strazburg për të hetuar krimet e shqiptarëve ndaj serbëve. Fal kësaj rezolute Vjosa sot është Presidente pasi Thaçi shkoi në Hagë. Ka të drejt të jetë krah Berishës” shkruan Mero Baze në rrjetet sociale.

Më i ashpër në qëndrimin e tij është analisti Dritan Hila. “Presidentja e Kosoves?! No way! Shitese buke, mbase” shkruan ai për Vjosa Osmanin.

Këtë javë, presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani kreu një vizitë shtetërore në Shqipëri, ku ranë në sy disa elementë. Ajo kërkoi në kuvend heqjen e traut në Kalimash, që sipas qeverisë i është dhënë një kompanie koncesionare.

Elementi i dytë është se gjatë fjalës së saj në parlament, kryeministri Edi Rama nuk u duk në seancë dhe ky element nuk mbeti pa u diskutuar.

Dhe së treti, shumë persona komentuan edhe takimin e saj me Sali Berishën, që e argumentoi takim me ish-kryeministrin. “Nëse u takua me ish-kryeministrin Berisha, pse nuk u takua dhe me ish-kryeministrin Majko”, ishte më së shumti pyetja në rrjet për Vjosa Osmanin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT