Në Serbi mbërrin vaksina Pfizer, ish-ministri: Gënjeshtrat e Ramës i kanë këmbët e shkurtra, kërkon të na mbush mendjen se vende si ne s’mund të kontraktonin direkt me kompanitë

Ish-ministri i Shëndetëisë, Tritan Shehu ka reaguar pas lajmit që Serbia nis të hënën vakinën kundër koronavirusit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Shehu shkruan se gënjeshtrat e Edi Ramës i kanë ‘këmbët e shkurtra’.
Sipas Shehut, Rama prej javësh kërkon të mbush mendjen qytetarëve se vende si ne nuk mund të kontraktonin direkt me kompanitë prodhuese të vaksinave, por Serbia tregon se nuk është ashtu.
Ai shkruan se Serbia është treguar e përgjegjshme ka kontaktuar me kompaninë që Pfizer dhe të hënën fillon procesin e vaksinimit si gjithë Europa.
Postimi i plotë:
Genjeshtrat e Rames i kane “kembet e shkurtera”!
Serbia, nje vend i vogel i Ballkanit te henen fillon vaksinimin e popullesise me Vaksinen Pfizer!
Rama & Co prej javesh kerkojne te na mbushin mendjen se vende si ne nuk mund te kontraktonin direkt me kompanite prodhuese te vaksinave.
Por ja qe ishte ashtu si ne ja kerkuam prej shtatorit, mundej, kur Rama atehere vecse pergjigjej me ironi!
Mashtrime e genjeshtra keto te atij dhe “oborrit” qe e rrethon, por qe tashti e kane lene Shqiperine jo vetem pa vaksina, por dhe pa asnje kontrate.
Serbia qe eshte treguar e pergjegjeshme ka kontraktuar prej muajsh me Pfizer, ndertoi infrastrukturen e vaksinimit dhe te henen fillon procesin, si e gjithe Europa.
Ndersa ne sot presim ne nje radhe te gjate, me keq se vendet e Afrikes nga Covax; shume nga ata kane mbyllur edhe kontrata te vecanta me prodhuesit.
Presim me shprese qe nga solidariteti te na japin dicka partneret, por dhe kjo e dyshimte perderisa nuk kemi ngritur asnje infrastrukture adeguate.
Nderkaq Rama me nje “torbe” bosh kerkon te fshehe te verteten mbas genjeshtrave, tellalleve te tij apo mbas ndonje fotografije ne nje ekspozite!